Pavarësisht të gjitha ulje-ngritjeve, madje edhe “kërcënimeve” për dështimin e transferimit te Arsenali, Viktor Gyökeres duket nuk e kishte vënë kurrë në dyshim suksesin e marrëveshjes. Të paktën duke gjykuar nga lëvizjet prapa skenave që bëri, duke regjistruar një kompani në Londër më 16 korrik, dhjetë ditë para se të konfirmohej marrëveshja midis Sporting dhe “Topçinjve”. Kjo kompani, sipas ‘The Times’, ishte regjistruar si ‘VG9 Productions Ltd’, një emër i frymëzuar nga inicialet e sulmuesit dhe numri që mbante te Sporting, dhe qëllimi i saj do të ishte menaxhimi i të drejtave të imazhit të lojtarit, tani që ai është rikthyer në futbollin anglez. Interesante është se me kalimin te Arsenali, sulmuesi suedez nuk e veshi më fanellën me numër 9, të cilën aktualisht mbante Gabriel Jesus, por në vend të saj kërkoli numrin 14, të përjetësuar në klubin londinez nga Thierry Henry.
sfidanti.al