Garë e nxehtë për Rodrygon! Arsenali dhe Liverpooli kanë marrë një sinjal të madh nga Real Madridi, që sipas “AS” është gati ta shesë sulmuesin brazilian këtë verë dhe ka ulur ndjeshëm çmimin e kartonit të tij. 24-vjeçari ka humbur peshë në planet e trajnerit Xabi Alonso, duke u përdorur shumë pak në Kupën e Botës për Klube dhe madje u la jashtë gjysmëfinales ndaj PSG-së. Me Real Madridin që kërkon të shkurtojë skuadrën dhe të krijojë hapësirë për blerje të reja, Rodrygo është vënë në krye të listës së largimeve. Arsenali e ka pasur prej muajsh si objektiv dhe me Viktor Gyokeres e Noni Madueke tashmë të afruar, Mikel Arteta e sheh Rodrygo-n si “puzzle-in” e fundit të sulmit. Por Liverpooli nuk ka ndërmend të heqë dorë. “The Reds” duan të shfrytëzojnë momentin dhe të sjellin brazilianin për të forcuar repartin ofensiv. Në garë janë gjithashtu PSG dhe Tottenham, por klubet angleze duken më të avantazhuara. Çmimi i ri i vendosur nga Real Madridi e bën këtë operacion më të mundshëm se kurrë. Premier League duket destinacioni më i mundshëm dhe në javët në vijim mund të ketë lëvizje të forta. Rodrygo në Angli? Ky mund të jetë transferimi i bujshëm i verës!
sfidanti.al