Plas te Juventus, menaxheri i Weah akuzon një drejtues

Timothy Weah është një tjetër lojtar i Juventus i nxjerrë në merkato nga drejtuesit bardhezi dhe madje i përjashtuar gjatë Kupës së Botës për Klube së bashku me Mbangula, në pritje për t’u shitur te Nottingham Forest. Pasi u riintegrua dhe dështoi marrëveshja me anglezët, ishte Marseille që kërkoi informacion për lojtarin, duke arritur pothuajse një marrëveshje bazë me Zonjen e Vjetër për shitjen përfundimtare të lojtarit për 20 milionë euro. Një shumë që, megjithatë, u ul papritur në 15 milionë, të cilën bardhezinjtë nuk dëshirojnë ta pranojnë.

Pikërisht për këtë arsye është krijuar tani një “krah i hekurt” që po bllokon edhe Juventusin në blerjen e Sancho. Dhe pikërisht këto orë, për këtë arsye, agjenti i Weah ka dalë hapur duke sulmuar një drejtues bardhezi, pa përmendur emra. Badou Sambague ka dhënë një deklaratë zyrtare pas asaj që ndodhi këto ditë: “Juve është një klub fantastik. Departamenti sportiv menaxhohet nga tre persona: dy kanë klas, një tjetër ende është në kërkim të vetes – shpjegon ai –. Dy kërkojnë zgjidhje, një krijon probleme. Dhe këtë nuk mund ta tolerojmë”.

Kush është drejtuesi për të cilin flet Sambague

Është e lehtë të hamendësosh se tre personat në fjalë janë Comolli, Chiellini dhe Modesto. Pa një drejtor sportiv, janë ata që aktualisht menaxhojnë Juventusin. Nuk dihet se për kë e ka fjalën agjenti i Weah, i cili vazhdon: “Tim Weah ka qenë gjithmonë profesionist, edhe gjatë Kupës së Botës. Ky person ia shkatërroi Botërorin, u përpoq ta detyronte të shkonte atje ku donte ai (te Nottingham Forest) – shpjegon ai –. Sot, nga hakmarrja, pretendon një pasuri dhe pret një ofertë nga Premier League që nuk do të vijë dhe nuk do të miratohet kurrë nga ne”.

Fjalët e menaxherit të Weah kundër njërit nga drejtuesit e Juves

Nuk është e qartë nëse i referohet francezit Comolli, i cili po menaxhon merkaton bardhezi, apo një drejtuesi tjetër të Juventusit, por të gjitha gjurmët çojnë pikërisht te drejtori i tanishëm i përgjithshëm bardhezi. “Këto janë metoda të vjetruara që nuk i pranoj dot – ka thënë më tej –. Nuk jam i mësuar të flas hapur, por të mos e bëj sot do të ishte njësoj si të pranoja një mungesë respekti të papranueshme dhe të plotë. Klasa nuk blihet për një trajner, kjo është e sigurt, por ka qenë gjithmonë pjesë e historisë së Juventusit. Një person po e minon atë. Të shohim.”

Sfidanti.al