Kanë kaluar 31 vjet nga ajo ndeshje ku Diego Armando Maradona mrekulloi botën me një nga golat më të spektakolarë të futbollit. Ishte Botërori i vitit 1986 dhe Argjentina u përball me Anglinë ku ‘El Pibe de oro’ u kthye në një makth për mbrojtjen e britanikëve. Pikërisht fanela që Maradona përdori në këtë ndeshje që ka hyrë në historinë e këtij sporti, do të dalë në një ankand në Tokyo dhe sipas medias italiane, çmimi bazë me të cilin do të nisë ky ankand është 1 milion euro. Mësohet se fanela i përkiste sipërmarrësit italian Antonio Luise që kishte krijuar një koleksion personal së bashku me sende të tjera të futbollistit të cilat do të shfaqen në një ekspozitë gjatë një evenimenti publik në Itali.
sfidanti.al