Bare nuk largohet nga Spanja

Ideja e Bares është të qëndrojë në klubin “e bardhë”, të zhvillojë parasezonin nën urdhrat e Gabi Fernandezit, për t’i treguar trajnerit se mund të mbështetet tek ai në kampionatin e ardhshëm. Ardhja e Keidi Bare verën e kaluar nga Saragoza u konsiderua një operacion i madh, pasi shqiptari mbërriti me kosto zero. Bare nuk rinovoi me Espanjolin edhe pas një sezoni të mirë, me klubin në të cilin ishte një nga shtyllat e ngjitjes. Sezoni për shqiptarin filloi shumë mirë. Titullar në katër ndeshjet e para të ligës, por një problem muskulor në bicepsin e djathtë femoral, i shfaqur kundër Elçes bëri që ai të humbiste katër ndeshjet e ardhshme (Burgos, Levante, Sporting dhe Racing de Santander). U rishfaq kundër Tenerifes, por sërish pas katër ndeshjesh pësoi një goditje në gju ndaj Kastelon. Problem që e la jashtë për tri javë (Granada, Huesca dhe Malaga), përveçse nuk u grumbullua me Kombëtaren shqiptare në ndeshjet e nëntorit 2024 për shkak të atij dëmtimi.

U rikuperua nga ky problem dhe pati serinë më të gjatë të paraqitjeve për Real Saragozën, duke luajtur 13 nga 15 ndeshje të mundshme. Një takim e humbi prej kartonëve. Ndaj Albasetes, pësoi një goditje në pulpën e djathtë, por dukej se shqiptari i kishte lënë pas hallet e vazhdueshme. Gjithsesi, pas humbjes kundër Eldenses, ai nuk luajti asnjë minutë tjetër me fanellën bardhekuqe. Më 12 mars, pësoi një tjetër dëmtim gjatë stërvitjes. Dhimbje në muskulin “soleus” të këmbës së majtë, dhe ky ishte fundi i sezonit të Keidi Bares.

sfidanti.al