Kolo Muani është pezull, orë deçizive për Conceicao

Pas përfundimit të Botërorit për Klube, Juventus do të shtojë përpjekjet për të mbajtur në skuadër Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë kanë siguruar tashmë Jonathan David me parametër zero, por duan gjithashtu të arrijnë një marrëveshje me PSG për sulmuesin francez. Juventus kërkon formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, ndërsa klubi parisien insiston për një shitje të menjëhershme për 40 milionë euro. Kjo e bën të vështirë qëndrimin e Kolo Muanit në Torino. Ndërkohë, bisedimet për mesfushorin Conceiçao janë në një fazë të avancuar, me Porton që pranon një ulje çmimi për një marrëveshje rreth 25 milionë euro, përfshirë bonuset. Për Jadon Sancho, Juventus nuk ka urgjencë dhe pret që ai të arrijë një marrëveshje për largimin nga Manchester United. Palët po negociojnë për të ulur çmimin, që aktualisht është rreth 20 milionë euro.

sfidanti.al