Real Madrid i vendos çmimin Rodrygos

Real Madridi është i gatshëm të shqyrtojë shitjen e sulmuesit brazilian Rodrygo Goes gjatë kësaj vere, duke i vendosur atij një çmim prej 100 milionë eurosh, raportojnë mediat spanjolle. Sipas gazetës AS, vendimi i ‘Los Blancos’ vjen pas rolit të reduktuar të Rodrygos nën drejtimin e trajnerit të ri, Xabi Alonso. Kjo ka ngjallur interes nga klubet kryesisht angleze, ku Arsenali, Chelsea dhe Manchester City po monitorojnë situatën. Rodrygo, i cili iu bashkua Realit nga Santos në vitin 2019, ka regjistruar 68 gola dhe 51 asistime në 270 paraqitje, por sezoni i fundit pa trofe dhe minutat e pakta në Kupën e Botës për Klube kanë shtuar dyshimet për të ardhmen e tij në ‘Santiago Bernabeu’. Sipas burimeve, pritet një takim vendimtar me trajnerin Alonso, ku Rodrygo do të kërkojë qartësi për rolin e tij.

Braziliani është i hapur për një transferim, nëse nuk i garantohet hapësira si titullar. Ndërkohë, Arsenali shihet si favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e tij, por klubi londinez nuk është i gatshëm të paguajë tërë shumën prej 100 milionë eurosh, duke synuar të arrijë një marrëveshje më të ulët, rreth 80–90 milionë eurove.

sfidanti.al