Tifozët madrilen nisin kritikat ndaj Xabi Alonsos

Një nga sfidat më të mëdha të Carlo Ancelottit sezonin e kaluar, përveç lëndimeve, ishte gjetja e mënyrës më të mirë për të integruar Kylian Mbappe-n dhe Vinicius Jr. në të njëjtën formacion. Të dy sulmuesit preferojnë të luajnë në krahun e majtë, duke e bërë të vështirë balancimin e repartit ofensiv. Ky mbivendosje krijon hapësira të panevojshme në fushë, të cilat kundërshtarët i shfrytëzojnë për të ndëshkuar Real Madridin. Në humbjen e thellë 4-0 ndaj PSG-së, Mbappe dhe Vinicius ishin dukshëm jashtë loje, duke mos kontribuar në ndërtimin e sulmeve dhe duke lejuar që parizienët të kontrollonin ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Në disa raste, të dy lojtarët tentuan të ndërveprojnë në të njëjtin krah, por pa rezultat, duke e humbur topin lehtësisht dhe duke e vendosur ekipin në presion të panevojshëm. Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon një moment të tillë, ku bashkëpunimi i tyre rezulton në një pasim të gabuar dhe një kundërsulm të rrezikshëm për PSG-në. Tifozët e Real Madridit nuk i kursyen komentet pas ndeshjes. Një tifoz shkroi: “Nëse je trajner dhe e shikon këtë, si e fillon ta korrigjosh këtë çmenduri?”.

“Xabi Alonso nuk e di për çfarë është regjistruar”, ishte komenti i një tjetër tifozi.

Komentoi dikush tjetër: “Mbappe dhe Vini mund të jenë gëzim dhe dhimbje koke në të njëjtën kohë”.

Për trajnerin e ri Xabi Alonso, harmonizimi i dy yjeve në një sistem funksional do të jetë një nga sfidat më të mëdha në sezonin e ardhshëm.

 

sfidanti.al