Pak ditë para përballjes me Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, sulmuesi i Real Madrid-it, Kylian Mbappé, ka vendosur të tërheqë padinë penale që kishte ngritur më 16 maj kundër ish-klubit të tij, PSG. Sipas raportimeve të L’Équipe, padia kishte çuar Prokurorinë e Parisit të hapte një hetim ndaj personave të panjohur për “mobbing” (presion i vazhdueshëm psikologjik) dhe përpjekje për shtrëngim nënshkrimi.
Pas dorëzimit të padisë, më 24 qershor u emëruan edhe dy gjyqtarë hetues për të ndjekur rastin. Megjithatë, tani që Mbappé është përqendruar plotësisht në aspektin sportiv me Real Madrid-in, ai ka vendosur të mbyllë këtë kapitull ligjor me klubin parizien.
Megjithatë, çështja nuk është plotësisht mbyllur. Lojtari dhe përfaqësuesit e tij kanë zgjedhur të vazhdojnë procesin gjyqësor në Gjykatën e Punës, ku kërkojnë rreth 55 milionë euro për paga dhe bonuse të papaguara nga PSG.
“Këtë vit ishim me fat edhe pa të, por i uroj gjithë të mirat te Real Madridi, me gjithë zemër.”
Mbappé, i cili ka shkëlqyer me Realin në Kupën e Botës për Klube, do të përballet me ish-klubin e tij këtë të mërkurë, në orën 21:00, në një përballje me shumë emocione dhe sfond të fortë personal.