Jota, Liverpool do të respektojë kontratën

Mëngjesin e ditës së sotme qyteza e vogël e Gondomar ka marrë vëmendjen e një pjese të mirë të sportdashësve pasi aty do të përcillen për në banesën e fundit Diogo Jota dhe i vëllai.

Në atë qytezë janë parë disa prej figurave më të larta të futbollit portugez si dhe nuk ka munguar edhe prezenca e disa përfaqësuesve të Liverpool.

Sipas shtypit portugez skuadra e “Anfield Road” do të jetë pranë familjes së sulmuesit duke garantuar se do të vazhdojë që të paguajë të plotë pagën e lojtarit familjarëve të tij edhe për dy vitet në vazhdim.

sfidanti.al