Prej një viti e gjysmë, Mario Mitaj është pjesë e kampionatit arab, duke ndjekur një rrugë disi të çuditshme për një lojtar të ri. Me potencialin që mbrojtësi kishte në këmbë, mund të luante edhe në kampionate më të fortë, por zgjodhi që të largohej përfundimisht nga Lokomotiva e Moskës në janar të këtij viti, ku klubi arab i Al-Itihadit bleu kartonin e tij. Mitaj gjithashtu hyn tek ata lojtarë që kanë preferuar ofertën financiare në vend të zhvillimit në futbollin europian, edhe pse ka hasur vështirësi me aktivizimin në momente të caktuara, atëherë kur numri i të huajave nuk e lejonte që të merrte pjesë në ndeshje. Megjithatë vitin e fundit edhe liga arabe ka pasur një rritje, por mbetet ende larg nivelit të futbollit europian. Pas Mitajt, edhe Feta Fetai është duke firmosur në Emirate.
sfidanti.al