Armando Broja formalizon lidhjen e dashurisë

Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare po kalon një verë të qetë, dhe plot dashuri. Në rrjetet sociale, vetë ai na ka zbuluar se pushimet për të kanë nisur nga Miami. Përkrah tij është partnerja e tij e konfirmuar, Sindi, një vajzë nga Përmeti që prej disa kohësh jeton në SHBA. Ylli i Kombëtares ka publikuar fotot duke shijuar ditët buzë detit dhe në bord të një jahti luksoz. Në fotot e postuara nga futbollisti, ata shihen shumicën e kohës afër njëritjetrit, duke shijuar ditë relaks dhe selfie romantike. Duket se vizita e Brojës në SHBA, është edhe mënyra më e mirë për të formalizuar kështu këtë lidhje. Vajza nga Përmeti jeton së bashku me familjen në SHBA dhe me vizitën e të dashurit të saj, duket se lidhja është konsoliduar edhe më shumë.

sfidanti.al