Flamurtari, rinovon Trashi

Ka nisur të marrë formë Flamurtari i ri, që këtë sezon do të militojë në elitën e futbollit shqiptar. Ditën e djeshme klubi vlonjat prezantoi blerjen e portierit Aleksovski dhe mbrojtësit Todoroski, ndërsa sot ka ardhur një rinovim i rëndësishëm.

Flamurtari njofton se Lorenc Trashi, një lojtar me eksperiencë dhe një nga protagonistët e rikthimit në Abissnet Superiore, do të vazhdojë të veshë fanellën kuqezi edhe për sezonin e ri.

“Lorenc Trashi rinovon  zyrtarisht si futbollist i Flamurtari Football Club! Vazhdojmë se bashku ne familjen kuqezi te Flamurtari F.C”, shkruhet në njoftimin e klubit.

sfidanti.al