“Final Four” do të vazhdojë në kampionatin shqiptar edhe për sezonin e ardhshëm. Kjo u konfirmua këtë të mërkurë në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme, të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Drejtori administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu, deklaroi se do të vazhdohet me konsolidimin e kësaj formule. “Kampionati pati histori suksesi, vlen të tregohet, meriton gjithashtu që kjo strukturë të mbështetet dhe të përforcohet për vitin që vjen. Bashkë me ju kemi planifikuar një analizë të këtij sezoni. Do të vijojmë me ngulm lobimin me qeverinë për ligjin e sponsorizimit. Kemi besim se do të na ndikojnë edhe në aspektet komerciale të garës sonë dhe do të vazhdojmë për konsolidimin e “Final Four” si produkt premium dhe si platformë forcimi sportive dhe komerciale”, u shpreh Aldi Topçiu.
sfidanti.al