Mario Mitaj, po konfirmohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Al Ittihad dhe një lojtar në rritje në arenën ndërkombëtare. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka zgjuar interes nga klubet angleze, sipas mediave në Arabinë Saudite, ndonëse emri i ekipit nuk është bërë i ditur.
Vlera e kartonit të tij ka shkuar në 5.5 milionë euro, një rritje e ndjeshme krahasuar me 2 milionë që kishte një vit më parë. Al Ittihad e bleu atë nga Lokomotiva e Moskës për 3 milionë euro. Gjatë sezonit të fundit, Mitaj ka qenë titullar i padiskutueshëm për skuadrën saudite, përveç një periudhe të shkurtër për shkak dëmtimi.
Ai shënoi një gol, dha dy asistë dhe fitoi dy trofe, kampionatin dhe Kupën e Mbretit. Interesi në rritje për të është pasojë e formës së qëndrueshme dhe moshës së re.
sfidanti.al