Ronaldo me dhuratë speciale për Presidentin Donald Trump

Cristiano Ronaldo i ka dhuruar një fanellë të firmosur Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. CR7 nuk ka hezituar të bëjë edhe një mesazh të veçantë për paqen. António Costa, president i Këshillit Evropian, ia dorëzoi dhuratën Trumpit në Kanada. “Për Presidentin Donald Trump, të luash për paqe! Si ekip!” – shkruajti Costa në rrjetin social. António ndau foto të Presidentit Trump dhe fanellës, së bashku me një pamje nga afër të mesazhit të Cristianos. Kjo nuk është hera e parë që ylli portugez i futbollit dërgon mesazhe të tilla, pasi diçka të tillë e kemi hasur edhe më parë. Ronaldo mbetet një nga njerëzit më me ndikim në botën e futbollit, pavarësisht viteve që kalojnë.

sfidanti.al