Profesionet e lojtarëve në Botërorin e Klubeve

Auckland City FC u mposht thellë me rezultatin 10-0 nga Bayern Munich në debutimin e saj në formatin e ri të Kupës së Botës për Klube.

Rezultati ishte një ndër më të thellët në historinë e këtij kompeticioni, por për lojtarët e klubit nga Zelanda e Re, kjo sfidë ishte një ëndërr që u bë realitet. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë futbollistë profesionistë, por kanë profesione të ndryshme si mësues, magazinierë, fizioterapistë, studentë apo shitës.

Portieri punon në një depo, mbrojtësit janë të angazhuar në sektorin e sigurimeve, logjistikës dhe fondacioneve, ndërsa sulmuesit vijnë nga fusha si trajnim personal, berberë apo përpunimi i automjeteve.


sfidanti.al