Një aventurë për tu harruar për Khvicha Kvaratskhelia ndërsa ai ishte me pushime në Rivierën Franceze. Siç raportohet nga “L’Èquipe”, shtëpia e futbollistit të PSG-së u grabit ndërsa ai ishte me pushime në Kanë. Shtëpia ishte marrë me qira për të shijuar pushimet. Hajdutët arritën të merrnin bizhuteri, çanta dhe ora luksoze. Policia franceze po heton për të gjetur hajdutët.
sfidanti.al