Interi, zyrtarizohet Chivu: Një nder dhe krenari të kthehem

Sot është dita e rikthimit të Cristian Chivu te zikaltërit. Trajneri rumun është zyrtarisht trajneri i ri i Interit, me një kontratë që e lidh atë me klubin deri në qershor 2027. Ndihmëstrajneri ende nuk është përcaktuar. Mes profileve të kërkuara, favoriti është Walter Samuel.

Rumuni ka thënë fjalët e tij të para si trajner i zikaltërve: “Përshëndetje interista. Është një nder dhe krenari të kthehem për të përfaqësuar këto ngjyra”.

Cristian Chivu ka kaluar nëpër përvoja dhe sfida me rëndësi të madhe, ngjarje që e kanë formuar atë si njeri dhe profesionist, duke e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me ngjyrat zikaltër. Nga sot ai kthehet për të përfaqësuar në aventurën e tij të tretë te Interi, si trajner i Ekipit të Parë.

sfidanti.al