Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë për ndeshjen kundër Shqipërisë, që do të zhvillohet më 7 qershor.
Ekipi serb zbriti në Rinas dhe nën masa të rrepta sigurie u drejtua për në kryeqytet, ku mbërriti rreth orës 14:00. Policia e shtetit dhe forcat speciale RENEA shoqëruan ekipin deri në destinacion.
Serbia ka sjellë edhe stafin e vet të sigurisë si dhe një kuzhinier personal për futbollistët. Kujdesi për ushqimin është pjesë e përgatitjeve për ndeshjen e rëndësishme në Grupin K.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45 dhe është pjesë e kualifikueseve për Kupën e Botës.
sfidanti.a