Matheus Cunha është lojtari më i ri i Manchester United. “Djajtë e kuq” kanë bërë publik lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi 26-vjeçar që vjen nga Wolves, ka luajtur 13 ndeshje për Brazilin, sakaq ka shënuar 18 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar. United kishte kërkuar të negocionte me Wolves mbi kushtet e marrëveshjes së Cunha-s, por çështja u zgjidh shpejt pasi u pagua klauzola e tij e lirimit prej 62.5 milionë £.
sfidanti.al