Nisur edhe nga fakti që sezoni u mbyll më shpejt se zakonisht, te Partizani e kanë marrë me “nge” pjesën e afrimit të lojtarëve dhe deri më tani në klubin e kuq nuk kanë mbyllur asnjë negociatë. Sigurisht, ka pasur biseda dhe kontaktime, por deri më tani klubi ka mbajtur një pozicion disi të tërhequr për të studiuar ndoshta atë që ofrohet përreth, por edhe nevojat që ka skuadra. Sakaq, siç dihet, në sezonin e ri nuk do të ketë limit të huajsh dhe kjo bën që klubet të priren më shumë te tregu i huaj, nisur nga opsionet jo të shumta që ofron merkatoja vendëse. Drejtuesit e kuq kanë pasur takime të rëndësishme me njerëz të botës së sportit në Itali dhe nga atje duket se do të vijë një pjesë e përforcimeve. Kosova mbetet gjithashtu mes preferencave, nisur edhe nga transferimet e suksesshme që Partizani ka bërë në të shkuarën nga Superliga “Dardane”.
sfidanti.al