Skenar i pabesueshëm në Itali, Sampdoria shpëton nga rënia direkte

Një skenar i pabesueshëm është raportuar sot nga “La Gazzeta dello Sport”. Seria B po përballet me situatë të paprecedentë ku do e pësojë Breshia dhe të tjera skuadra do përfitojnë. Breshia që siguroi qëndrimin në kategorinë e dytë italiane, mund të dënohet me ulje pikësh. Kjo për shkak të parregullsive të pagesave dhe kontributeve në muajin shkurt. I çuditshëm është fakti se vendimi vjen pas njohjeve të disa verdikteve. Kur është mbyllur kampionati i rregullt, shuma e 4 pikëve që do të ulen, do të bënin që ato të ishin skuadra e rënë direkt në Seria C. E përfituara më e madhe është Sampdoria.

Kjo e fundit futet në zonën e “play-out”. Sfida mes Frozinones dhe Salernitanës, që është programuar për t’u luajtur nesër, nuk do të zhvillohet. Frozinone do të siguronte qëndrimin, ndërsa Sampdoria dhe Salernitana do të luanin një finale. Tashmë mbetet për t’u parë vendimi përfundimtar, për të cilin mund të lejohet edhe apelimi që sërish do të shtynte finalen e programuar nesër, mes Salernitanës dhe Frozinones.

sfidanti.al