Drejtuesit e Manchester United kanë vendosur që Ruben Amorim të qëndrojë në drejtimin e ekipit edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht rezultatit të finales së Europa League kundër Tottenham më 22 maj. Klubi kërkon stabilitet dhe përmirësim, dhe beson se kjo nuk mund të arrihet me ndërrime të vazhdueshme trajnerësh. Amorim do të ketë kohë për të treguar punën e tij, edhe pse sezoni aktual në Premier League ka qenë zhgënjyes. United ka përgatitur dy skenarë për merkaton e verës. Në rast fitoreje në finalen e Europa League, fondet nga trofeu do të përdoren për përforcimin e skuadrës. Në rast humbjeje, klubi do të ndjekë një qasje më të matur në treg. Vendimi për trajnerin mbetet i pandryshueshëm në të dyja rastet.
sfidanti.al