Raphinha: Besimi i Flick ishte vendimtar për sezonin tim

Raphinha ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Barcelonës gjatë këtij sezoni, së bashku me talentin e ri Lamine Yamal. Sulmuesi brazilian ka dhënë një kontribut të madh në fitoren e La Ligës, por sipas tij, një nga faktorët kryesorë ka qenë puna e trajnerit Hansi Flick. Në një deklaratë pas përfundimit të kampionatit, Raphinha theksoi rëndësinë e mbështetjes që ka marrë nga tekniku gjerman: “E kam thënë shpesh: besimi i trajnerit është thelbësor për të bërë diferencën, qoftë në mënyrë pozitive apo negative. Në rastin tim, ishte çelësi që më ndihmoi të jap më të mirën në fushë. Kur trajneri dhe shokët e skuadrës besojnë tek ti, gjithçka ndryshon.”

sfidanti.al