Arnold largohet nga Liverpool

Trent Alexander-Arnold do të largohet nga Liverpool-i në përfundim të këtij sezoni. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi anglez përmes një deklarate zyrtare, ku bëhet e ditur se mbrojtësi anglez nuk do të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon më 30 qershor 2025.

Destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Real Madrid-i, me të cilët lojtari ka arritur marrëveshjen pas një periudhe reflektimi mbi të ardhmen e tij.

Në deklaratën e tij, Alexander-Arnold thekson se vendimi për t’u larguar nuk ka qenë i lehtë, por vjen pas një periudhe të gjatë përkushtimi ndaj klubit.

Mbrojtësi thekson se pas 20 vitesh me Liverpool-in, ndien se ka ardhur momenti për një ndryshim dhe një sfidë të re, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

sfidanti.al