Më shumë se një milion persona janë regjistruar për të marrë pjesë në Maratonën e Londrës 2026, njoftuan sot organizatorët duke e quajtur këtë numër një rekord botëror. Një total prej 1 133 813 personash kanë aplikuar për t’u regjistruar në garë, e cila është gjithashtu eventi më i madh njëditor për mbledhjen e fondeve në botë, i cili është planifikuar të zhvillohet më 26 prill. ”Një shifër absolutisht e habitshme që tregon edhe një herë se Londra është padyshim maratona më e popullarizuar në planet”, tha Hugh Brasher, drejtor menaxhues i eventeve të Maratonës së Londrës. Shumica dërrmuese e aplikimeve janë shtetas britanikë ose gati 870 000 persona. Këtë vit u regjistruan 840 318 persona, por vetëm 56 000 prej tyre arritën ta mbaronin garën e fituar nga etiopiani Tigst Assefa.
sfidanti.al