Interi në garë për Jonathan David

Të gjithë e duan, por askush deri tani nuk ka arritur të bëjë lëvizjen vendimtare për të mbyllur marrëveshjen. Saga e Jonathan David vazhdon, pa një fund të afërt në horizont. Megjithatë, diçka mund të jetë duke u zhbllokuar: sipas disa zërave nga Anglia, Interi është në krye të garës për sulmuesin kanadez, madje ka vendosur një ofertë konkrete në tavolinë. Sulmuesi i Lille është një nga emrat më të kërkuar të merkatos së ardhshme. Me 25 gola dhe 11 asistime këtë sezon në të gjitha kompeticionet, por mbi të gjitha me kontratën që i skadon në qershor, David është kthyer në një objektiv për shumë klube të mëdha europiane: Liverpooli, Arsenali, West Hami, Newcastle dhe Marseille janë në ndjekje. Interi, që pritet të humbasë dy sulmues (Correa dhe Arnautovic), po planifikon të rindërtojë repartin ofensiv rreth Thuram dhe Lautaro Martinez. Një goditje si Jonathan David, me parametër zero, do të ishte një mundësi që nuk duhet shpërdoruar.
sfidanti.al