Vinicius rrezikon pezullimin 2-vjeçar, FIFA nis hetimet

Sulmuesi i Real Madrid-it, Vinicius Junior, është vënë në qendër të vëmendjes për arsye që nuk lidhen me paraqitjet e tij në fushën e lojës. Sipas asaj që raportohet nga prestigjiozja spanjolle “Marca”, FIFA ka nisur një hetim ndaj brazilianit për shkak të dyshimeve mbi një konflikt interesi të mundshëm. Lojtari akuzohet se është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë si pronar i disa klubeve profesioniste futbolli, çka përbën shkelje të rregullave të FIFA-s që ndalojnë lojtarët aktivë të kenë lidhje financiare apo pronësore me klube të tjera, për të shmangur çdo ndikim të mundshëm në garat sportive. Nëse akuzat vërtetohen, Vinicius rrezikon një dënim deri në dy vite pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

sfidanti.al