Skënderbeu do të luajë të dielën ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Korçarët presin në shtëpi Bylisin, në një “finale” që do të vendosë skuadrën që mbetet në Superiore. Juglindorët janë të dënuar për fitore, pasi çdo rezultat tjetër do i rrëzonte në Kategorinë e Parë, nëse Tirana dhe Laçi fitojnë. Për këtë arsye, klubi ka vendosur që ta bëjë hyrjen falas për tifozët, në dy tribuna, atë C dhe D. Mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme në këtë moment, pasi vendoset fati i një sezoni.
Njoftimi i Skënderbeu:
Ndeshja e radhës
Skënderbeu – Bylis
E Dielë, 27 prill | Ora 15:30
Stadiumi “Skënderbeu”
Ju njoftojmë se për këtë ndeshje në Tribunat C dhe D hyrja do të jetë falas.
Të gjithë së bashku për 3 pikë!
sfidanti.al