Portieri i Milanit, Mike Maignan, i ka thënë tifozëve se ai është mirë pas një goditje të fortë që mori në kokë gjatë fitores së skuadrës së tij me rezultat 4-0 në udhëtim ndaj Udineses të premten. Francezi u detyrua të largohej nga loja me të filluar pjesa e dytë pas një përplasje kokë më kokë me bashkëlojtarin e tij Alex Jimenez. Maignan doli me shpejtësi na zona e tij dhe u mundua ta spastrojë topin me kokë, por në vend të kësaj u përplas me lojtarin e tij dhe mbeti pa vetëdije për pak çaste në fushë. Ai u largua nga fusha me barelë dhe u dërgua në spital për teste mjekësore. Maignan ishte i vetëdijshëm dhe po fliste gjatë kohës sa mbërriti në tunelin e stadiumit. Maignan tani ka dhënë një përditësim për tifozët e tij përmes një mesazhi që postoi në rrjetet e tij sociale. “Gjithçka është mirë, faleminderit Zot. Faleminderit për përgjigjet dhe mesazhet e juaja, e vlerësoj”, ka shkruar Maignan.
sfidanti.al