Na ishte seç na ishte, na ishte një herë një ndeshje që quhej Derbi! Kishte emër të madh,kishte nder, kishte histori dhe ndaj edhe lëshonte xixa në gjithë qytetin! Derbi fitonte përmasat më të plota kur luante Partizani dhe Tirana, dy ekipe të lindura për të kundërshtuar fatin historik të njëra tjetrës. Ky ishtë Derbi në kohën e keqe, të asaj që quhej diktaturë, ndërsa “Derbi” nw kohwn e sistemit qw do fronin dhe jo futbollin, ..filloi të binte nga pesha, akoma më keq kur kishte edhe probleme morale. Më keq akoma kur Derbi mbetej pa drita, pa stadium,.edhe pa tifozë…
Ky Derbi që do të luhet sot mes Tiranës dhe Partizanit është një rast tradhëtie ndaj historisë së tyre të lavdishme, të mbushur me rivalitet dhe plot inate. Partizani është sipër, në 4- shen e “floririt”, si quhet “Final 4” nga gatuesit dhe Tirana që është shumë poshtë, në zgafellin e klasifikimit, ku më poshtë është vetëm..humnera!
Nuk është hera e parë që njëra ndodhet në parajsë dhe tjetra në ferr, sepse jemi në kohën..antivlerë. Të gjithë fitojnë me të gjithë dhe ”historia e re” e krijuar nga sistemi e mbyti historinë e krijuar me dekada..
Na ishte një herë një Derbi! Mund t’i mungonin shumë gjëra, por ishte i virgjër ama ! Atëherë, as nuk mund të shkonte mendja nëse Partizani do të kishte mëshirë për të “dashurin armik” që rrezikon të dalë nga orbita e Superiores…
Sfidanti.al