“Tapiri i Artë” i tretë për trajnerin e Italisë, Luçiano Spaleti, pas eliminimit të hidhur të kombëtares ndaj Gjermanisë në çerekfinale të Ligës së Kombeve. Emisioni satirika nuk e ka kursyer komisarin teknik të Italisë, duke i dorëzuar çmimin “tallës”. Nuk mund të mungonte edhe një deklaratë nga ana e 66-vjeçarit, që për gazetarin që i dorëzoi “çmimin” u shpreh: “Tani për Kupën e Botës do të jetë pak më e vështirë, por unë po eci përpara me këtë grup, pavarësisht nga ato që thuhen. Përballë kishim një kombëtare të fortë si Gjermania, së cilës i krijuam jo pak vështirësi. Kemi 13 vjet që nuk i mundim, e di, por ndoshta do të kemi raste të tjera për t’i kthyer reston”.
sfidanti.al