Bayern Munich – Inter do jetë një nga çerekfinalet e Champions League. Duelet do luhen më 8 dhe 16 prill, ndërsa që tani ka nisur rivaliteti mes dy skuadrave. Ka qenë sulmuesi i bavarezëve, anglezi Harry Kane që ka paralajmëruar zikaltërit. Ai ka thënë se ekipi i tij është gjithmonë favorit për të fituar.
“Bayerni është gjithmonë ndër favoritët. Mendoj se kemi treguar se çfarë skuadre jemi. Ne duam të rritemi në garë. Kemi pasur disa rezultate që nuk kanë qenë aq të mira dhe mendoj se kemi mësuar prej tyre dhe duhet të vazhdojmë të mësojmë. Tani jemi në çerekfinale, ku i takon një ekipi si i yni dhe duam ta shijojmë. Do të jetë një ndeshje e vështirë. ‘San Siro’ është një stadium i vështirë për të luajtur, por ne mund të krijojmë probleme për çdo ekip. Do t’i qasemi ndeshjes si çdo ndeshje tjetër, duke u përgatitur mirë dhe duke gjetur gabime që mund t’i shfrytëzojmë”, tha golashënuesi Kane. Kujtojmë se për tifozët e futbollit kjo sfidë kthen në kujtesë finalen mes tyre në Champions League në vitin 2010, fituar 0-2 nga Interi.
sfidanti.al