Një ditë polemikash të nxehta në Madrid dhe nuk mund të ishte ndryshe pas eliminimit të Atletikos përballë Realit pas shortit të penalltive ku u pa edhe rasti i Alvarez: penalltia e ekzekutuar nga argjentinasi, që përfundoi me gol, u anulua pas një kontrolli VAR për një prekje të dyfishtë të topit. Një zgjedhje e diskutueshme edhe sepse UEFA nuk shfaqi imazhe që sqarojnë përfundimisht çështjen.
Mes atyre që betohen se prekja e dyfishtë është evidente dhe atyre që thjesht nuk e panë, UEFA donte të sqaronte duke lëshuar një deklaratë zyrtare: “Atletico Madrid ka kërkuar informacion nga UEFA në lidhje me situatën që çoi në anulimin e golit të Julián Alvarez në fund të ndeshjes kundër Real Madridit”.
“Edhe pse minimale, lojtari preku topin duke përdorur këmbën e tij mbështetëse përpara se ta shkelmonte, siç tregohet në video. Sipas rregullit aktual, VAR-it i duhej të thërriste arbitrin duke sinjalizuar se goli duhet të anulohej. UEFA do të hyjë në diskutime me FIFA dhe IFAB për të përcaktuar nëse rregulli duhet të rishikohet në rastet kur një prekje e dyfishtë është qartësisht e paqëllimshme”.
Prandaj, UEFA deklaron se është e gatshme të vlerësojë përsëritjen e mundshme të një penalltie në rast të një prekjeje të dyfishtë në vend që thjesht të anulojë goditjen. Një deklaratë që është me shumë interes edhe për Atletico-n, që në orët pas përfundimit të ndeshjes i kishte kërkuar UEFA-s shpjegime dhe që pas kësaj deklarate të shumëpritur, sipas Marca-s duhet të lëshojë një deklaratë që mund të kërkojë edhe riluajtjen e ndeshjes: duhet ta bëjë këtë brenda 24 orëve nga përfundimi i ndeshjes, kështu që është një garë me kohën.
sfidanti.al