Arteta braktis intervistën i irrituar

Barazimi tjetër në kampionat dhe një seri pyetjesh të padëshiruara i humbën durimi Mikel Artetës, i cili braktisi pozicionin pa u përgjigjur dhe me një “faleminderit” të nxituar. Kjo ndodhi gjatë një interviste me Sky Sports UK, pas barazimit 1-1 të londinezëve në fushën e Manchester United: trajneri spanjoll i Arsenalit u largua në momentin kur gazetari i kanalit satelitor i bëri vërejtjen për distancën prej 15 pikësh nga Liverpool-i, duke e pyetur se sa shpresa kanë mbetur për ‘Gunners’ që të fitojnë titullin në këtë pikë.

sfidanti.al