Bayerni nuk heq dorë nga Wirtz

Me rinovimin e Joshua Kimmich, Bayerni i Mynihut nuk po humb kohë dhe vazhdon të planifikojë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Drejtori sportiv Max Eberl duhet të punojë për të parashikuar të ardhmen dhe mbi të gjitha të zgjidhë çështjen Florian Wirtz në verë.

Një nga legjendat e klubit Karl-Heinz Rummenigge, foli qartë se çfarë duhet të bëjë skuadra në merkaton e ardhshme: “Wirtz duhet të jetë objektivi ynë. Për mua ai është lojtari më i mirë në Gjermani”.

Ylli i Bayer Leverkusenit, i vlerësuar në rreth 150 milionë euro nga klubi i aspirinave, është dëshira e madhe që qëndron në mendjen e drejtuesve të Bayernit, por nuk do të jetë e lehtë. Para së gjithash – shpjegon Sky Sports DE – klubi bavarez duhet të ulë kufirin e pagave për të qenë në gjendje të nënshkruajë me një talent si Wirtz dhe për ta bërë këtë ata do të duhet të largojë dikë. Dhe Kingsley Coman, kontrata e të cilit skadon në 2027, u identifikua si i sakrifikuar: me largimin e tij, Bayern do të kursente 17 milionë euro bruto, si dhe do të mblidhte një shumë afër 30-40 milionë euro për transferimin.

sfidanti.al