Ancelotti kundër Tebas: Mungesë respekti për tifozët e Realit

“Tebas flet shumë për Real Madridin dhe nuk respekton miliona tifozë të Madridit”. Carlo Ancelotti në një konferencë për shtyp nisi një “sulm” ndaj numrit një në Ligën spanjolle, i cili ditët e fundit e ka përcaktuar Real Madridin si “një klub që vetëm ankohet”. “Ka probleme më të rëndësishme në futbollin spanjoll – shtoi ai – presidenti i La Ligës duhet të fokusohet në zgjidhjen e tyre”.

 sfidanti.al