Ultrasit të ekstremit të djathtë bëjnë për spital transgjinoren

Një ngjarje tronditëse, fatkeqësisht në kuptimin negativ, ndodhi gjatë natës mes 14 dhe 15 shkurtit në Trento. Tre ultras të skuadrës verdheblu sulmuan brutalisht një police transgjinore brenda një bari pranë stadiumit “Briamasco”.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga Rai News, tre personat, të cilët u përkasin grupeve ultras të ekstremit të djathtë, fillimisht e provokuan viktimën dhe më pas kaluan në dhunë fizike. Vetë policja tregoi përjetimin e saj në televizionin shtetëror:

“Kisha hyrë në lokal për të përshëndetur kamarieren dhe për të pirë diçka. Përfundova me hundë të thyer, tetëmbëdhjetë qepje në kokë, një traumë kraniale dhe një muaj pushim mjekësor. Fytyra ime u mbulua me gjak. Jam e lënduar si fizikisht, ashtu edhe shpirtërisht. Një nga ata burrat e njihja, nuk e mendoja kurrë se mund të arrinin deri këtu.”

sfidanti.al