Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, është rikthyer te goli në kampionatin e Koresë së Jugut. Në minutën e 14-të të sfidës, ai gjeti golin e avantazhit për Guangju në transfertën me Jeonbuk. Festa nuk iu zgjati shumë për shkak se Kompanjo riktheu baraspeshën në të 21-ën. Asani nuk shënonte gol prej 27 nëntorit me skuadrën e tij dhe atëherë në Championsin e Azisë. Ndërsa në kampionat i mungonte goli prej 6 tetorit të 2024-ës.
sfidanti.al