Partizani largoi nga pankina Veselinovic këtë të premte pasdite, pas humbjes ndaj Bylis. Një alternativë për pankinën e kuqe është një emër shumë i njohur në kryeqytet, pasi fitoi titullin me këtë ekip dy vite më parë. Qarkullojnë zëra për një rikthim të Giovani Colellas në stolin e Partizanit. Vetë trajneri italiani ka patur një takim me Presidentin Demi gjatë kësaj jave dhe ekziston mundësia e një akordi të mundshëm. Kujtojmë se Colella ka mbyllur eksperincën në Kosovë dhe për momentin është pa skuadër. Mbetet të shihet si do shkojnë gjërat, në ditët në vazhdim.
sfidanti.al