Një nga tenistët më të mirë në botë, Novak Gjokoviç, i konfirmoi lajmet e përhapura se ai ka shkarkuar të gjithë ekipin e specialistëve të vet, me në krye trajnerin e tij kohëgjatë, Marian Vajda, në përpjekje për të kthyer formën e tij. Ish-raketa nr.1 e botës beson se duhet një “terapi shoku” që ta ndihmojë atë që të kthehet në majën e tenisit botëror mbas rënies drastike të rezultateve të tij që nga Grand Slemi i tij i fundit, titulli në “Rolan Garosin” e vitit 2016.
“Unë jam gjahtar dhe synimi im është që të kthejë shkëndijën fituese në fushë”, thotë në një kumtesë që publikoi ditët e fundit, Gjokoviçi, të cilit vendin e parë në ranglistën e ATP-së ia mori skocezi Endi Marei, nëntorin e kaluar, ndërsa në turneun Australin Open të këtij janari ai u eliminua që në raundit e dytë. “Dua që të gjej mënyrën sesi të kthehem në krye më i fortë dhe më i fuqishëm. Unë kam besim te ky proces dhe, tani, mua me duhet që të gjejë një personalitet të vërtetë, me të cilin do të mund të lidhem profesionalisht”, thotë Gjokoviçi që, tani për tani, do të stërvitet vetë, pasi turneu i rëndësishëm i radhës, ai i Parisit, fillon mbas dy javësh.
Sfidanti,al