Boksierja algjeriane përjashtohet nga Botërori

Imane Khelif është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për një fitore, por për një tjetër përjashtim. Kampionia olimpike e boksit, e cila u bë kryefjalë për sfidën e saj ndaj italianes Angela Carini , nuk do të mund të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Femrave të planifikuar në Nish (Serbi) nga data 8 deri më 16 mars, për shkak të vendimit të IBA-s (Shoqata Ndërkombëtare e Boksit). Federata Ndërkombëtare e ka bllokuar edhe një herë atleten algjeriane për shkak të niveleve tepër të larta të testosteronit dhe pranisë së kromozomeve XY në trupin e saj, aspekte që nuk e lejuan të kalonte testet e përshtatshmërisë të kërkuara nga IBA. “Imane Khelif nuk kualifikohet për Kampionatin tonë Botëror, ajo nuk i plotëson kriteret e pranimit. Rregulloret tona teknike përcaktojnë qartë kërkesat dhe kriteret për ngjarjen,” shpjeguan organizatorët e Kampionatit Botëror “Ne kryejmë teste të përshtatshmërisë gjinore në mënyrë të rastësishme dhe do t’i bëjmë ato gjatë Kampionatit Botëror”. Kjo nuk është hera e parë për Khelifin, pasi IBA e kishte ndaluar tashmë të garonte në Kampionatin Botëror të 2024-ës, por IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë), që ka rregulla të ndryshme, e lejoi boksieren afrikane të konkurronte për medaljen e artë në kategorinë e peshave të lehta, duke mundur në finale kinezen Yang Liu. Një rezultat që konfirmoi tezën e hedhur nga Khelif, e cila gjithmonë ka pohuar se është grua dhe që tani e gjen veten edhe një herë të përjashtuar.

sfidanti.al