Meritan Shabani transferohet në Kurbin

Laçi ka bërë një afrim të rëndësishëm në skuadër. Kurbinasit kanë siguruar shërbimet e mesfushorit Meritan Shabani, i cili u përfol që në verë për një transferim të mundshëm në Superiore. 25-vjeçari me një karrierë të rëndësishme, ku ka dalë nga të rinjtë e Bayern Munich dhe ka luajtur për Wolves, do të provojë aventurën e parë në Shqipëri. Shabani ishte pjesë e kroatëve të Gorica-s, me të cilët ka mbyllur kontratën dhe do të vazhdojë karrierën te Laçi.

sfidanti.al