Kanë përfunduar tre ndeshje të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë. Pogradeci ka mposhtur 1-0 Korabin, falë golit të shënuar nga Zguro nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë. Erzeni i vendit të fundit ka ndalur në një barazim pa gola 0-0 Apoloninë, ndërsa Valbona ka surprizuar Korabin, pasi ka arritur të barazojë 1-1 në transfertë përballë krutanëve. Nesër do të luhen tre takimet e tjera të javës së 21-të të Kategorisë së Parë dhe sfidat Burreli-Vora dhe Lushnja-Flamurtari.
sfidanti.al