Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ka nënshkruar edhe zyrtarisht me klubin turk, Bodrumspor. Vetëm disa ditë pas shkëputjes së kontratës me Trabzonspor, Bardhi është bërë me skuadër të re. Lojtari i Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar kontratë me klubin e Bodrumsporit, i cili bën gara gjithashtu në Superligën e Turqisë. “Klubi ynë ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me Enis Bardhin, i cili ka luajtur për herë të fundit për Trabzonspor”, thuhet në njoftim. Te Bodrumspori, Bardhi do të takojë dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti. Bodrumspori momentalisht renditet në vendin e 16-të dhe rrezikon rënien nga kategoria nëse e mbyll sezonin në këtë vend.
sfidanti.al