Marrëdhëniet mes ish-protagonistëve të BoboTV vazhdojnë të jenë shumë të tensionuara. Ditët e fundit Antonio Cassano ka sulmuar programin e Christian Vierit duke u shprehur se sot as nëna e tij nuk e ndjek. Nje fjali e rëndë, për të cilën erdhi edhe përgjigja e ashpër nga ish-sulmuesi i Interit: “I dashur Cassano, thjesht duhet të kesh turp. Mos guxo të përmendësh mamin tim!!!!Mëso të flasësh. Kushdo që flet për familjen dhe prindërit e të tjerëve është i pavlerë! Mendoni për të jetuar jetën tuaj! Turp për ju”. Nga ana tjetër, Cassano nuk është i panjohur për deklaratat e kësaj natyre. Vetëm pak ditë më parë ai foli për Rafa Leaon, duke e cilësuar si një lojtar fals, ndërsa portugezi iu kundërpërgjigj duke e quajtur klloun.
sfidanti.al