Partizani sheh një tjetër lojtar të rëndësishëm në Ukrainë. Klubi kryeqytetas njofton se ka mbyllur me sukses transferimin e sulmuesit Christian Mba te skuadra FC Metalist 1925 Kharkiv. Pas Carës, Hadrojit dhe Rrapaj edhe Mba transferohet në kampionatin ukrainas. “Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me klubin FC Metalist 1925 Kharkiv për transferimin e sulmuesit Christian Mba në kampionatin ukrainas të futbollit. Klubi i shpreh mirënjohjen lojtarit për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tij me fanelën e kuqe, me të cilën fitoj edhe titullin kampion të Shqipërisë. Shumë suksese në aventurën tënde të re Christian Mba. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani”, shkruhet në njoftimin e klubit.
sfidanti.al