Ilir Daja tekniku me mesataren më të lartë të pikëve

Janë luajtur 19 javë të Superiores dhe shtatë klube kanë ndryshuar trajnerin. Besnikë me stolin nga fillimi i sezonit kanë mbetur Egnatia, Vllaznia dhe Teuta. Por si është mesatarja e pikëve për trajnerët aktualë në kampionatin shqiptar?  Fronin e mban Ilir Daja, i cili në 16 ndeshje ka grumbulluar 31 pikë. Me një mesatare 1.94 pikë për ndeshje, mban dhe vendin e parë. Pas tij ndodhet Veselinoviç. Trajneri serb është prej 17 ndeshjesh në krye dhe mesatarja e tij është 1.76 pikë. 1.63 pikë për ndeshje numëron Tomas Brdariç i Vllaznisë, ndërsa kampioni Edlir Tetova ndodhet në kuotën e 1.58 pikëve. Këto trajnerë ndodhen dhe me zonën e “final four”. Aktualisht Ernest Gjoka ka mesataren më të ulët me 0.4 pikë te Skënderbeu, ndërsa është vetëm prej pesë ndeshjesh në krye. Më poshtë ndodhet dhe renditja e plotë me trajnerët, numrin e ndeshjeve në këtë sezon dhe mesataren e pikëve që kanë.

  • Ilir Daja(Dinamo) në 16 ndeshje, 1.94 pikë
  • Aleksandar Veselinoviç(Partizani) në 17 ndeshje, 1.76 pikë
  • Tomas Brdariç(Vllaznia) në 19 ndeshje, 1.63 pikë
  • Edlir Tetova(Egnatia) në 19 ndeshje, 1.58 pikë
  • Françesko Moriero(Laçi) në 11 ndeshje, 1.55 pikë
  • Edi Martini(Teuta) në 19 ndeshje, 1.21 pikë
  • Ivan Gvozdenoviç(Skënderbeu+Elbasani) në 18 ndeshje, 1.05 pikë
  • Nevil Dede(Bylis) në 13 ndeshje, 1 pikë
  • Gugash Magani(Tirana) në 7 ndeshje, 1 pikë
  • Ernest Gjoka(Skënderbeu) në 5 ndeshje, 0.4 pikë

sfidanti.al