Ka përunfuar kampionati për vitin 2024 dhe kanë nisur largimet e para nga ekipet e Superiores. Elbasani njofton se ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me Bruno Telushin. 34-vjeçari u bashkua me verdheblutë në verën e vitit 2023 dhe këtë sezon ka luajtur 7 ndeshje në Abissnet Superiore. “AF Elbasani njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Bruno Telushi. Marrëveshja është zgjidhur nga të dyja palët kështu duke mbyllur një kapitull të suksesshëm midis ekipit verdheblu dhe Telushit. Familja verdheblu e falenderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit.
sfidanti.al